Nxënësit që iu nënshtruan testit të arritshmërisë mund të kenë më pak pikë – pa fajin e tyre.
Kjo pasi cilado nga disa përgjigje që janë rrumbullakuar është e pasaktë.
E këtë e vërejti gjeografi, Betim Sherifi, që për këtë dha sqarime në rrjetin social facebook.
Megjithatë në Ministrinë e Arsimit janë në dijeni për gabimin e përvjedhur në test.
”Çdo gabim që gjendet në test ne prapë para publikimit të rezultateve bëjmë analizën e çdo kërkese dhe shohim se nëse një detyrë nuk funksionon e kontrollojmë dhe nëse ajo pyetje ka gabime atëherë anulohet ajo pyetje nga testi”, tha Drejtori për Divizion, Standarde dhe Vlerësim, Fatmir Elezi,
Për këtë gabim nxënësit nuk do të penalizohen.