Kosova për momentin është duke e zhvilluar ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila po humbet me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Gazeta Sinjali.
Interesante ka qenë se kush nga figurat e njohura publike që janë në politikë do të kenë drejtë të hyjnë në stadium, pasi që dihet se për shkak të gjendjes me COVID-19, nuk lejohen të hyjnë tifozët në stadium.
Por, në ndeshjen e sotme që po zhvillohet, politikanja e vetme që po e ndjekë ndeshjen Kosovë-Maqedoni është Ministrja e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Kujtojmë që kjo është ndeshja më e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në Ligën e Kombeve. /Gazeta Sinjali/