image Kjo është ndihma financiare që Kroacia i dhuroi Shqipërisë pas tërmeteve

Tërmetet/ Kjo është ndihma financiare që Kroacia i dhuroi Shqipërisë pas tërmeteve

news image

Kroacia do të dërgojë në Shqipëri ndihma humanitare me vlerë një milion kuna apo 134 mijë euro pas tërmeteve të njëpasnjëshme që nga e marta.

Ketë vendim e ka marrë gjatë ditës së djeshme qeveria kroate.

“Pas vendimit tonë të dy ditëve më parë për të dërguar në Shqipëri anëtarët e një ekipi të ndërhyrjes së Mbrojtjes Civile, të ngarkuar me operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, sot ne po marrim një vendim, pas konsultimeve me qeverinë shqiptare, për të dërguar ndihma humanitare në shumën afërsisht një milion kuna”, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

”Kroacia do të dërgojë tenda, gjeneratorë dhe pajisje të tjera të nevojshme për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre”, tha kryeministri, duke shtuar se Kroacia do të vazhdojë të ndjekë nga afër situatën dhe të marrë vendime të mëtejshme për të ndihmuar në zbutjen e pasojave të katastrofës së rëndë natyrore në Shqipëri./Gazeta Sinjali/