image Kjo është letra origjinale nga Scholz dhe Macron që iu dërgua Kurtit

Politikë

Kjo është letra origjinale nga Scholz dhe Macron që iu dërgua Kurtit

news image

Dy krerët e dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) ia kanë bërë kreut të ekzekutivit kosovar të qartë se siguria evropiane lidhet edhe me çështjen dialogut Kosovë-Serbi.

Referencë për këtë e kanë marrë agresonin rus në Ukrainë, që po e sfidon edhe kontinentin e vjetër, në aspektin ekonomik e politik.

Bashkimi Evropian e ka të emeruar Miroslav Lajçakun si emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Por kjo s’do të mjaftojë.

“Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tonë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij”, thuhet në letër.

Aty shkruhet se Lajçak bashkë me përfaqësuesit gjerman dhe francez do ta vizitojnë Prishtinën.

“Propozimi ynë është, që Këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”, thuhet më tej në letër.

Kërkohët që kjo iniciativë ta gjejë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Por, mbetet të shihet se çfarë do të sjellin me vete Lajçak dhe këshilltarët e Macron dhe Sholc.

Pos në Prishtinë, një letër e ngjashme ka shkuat të dielën edhe në Beograd, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të parit të Serbisë i kërkohet që të jetë i gatshëm për vendime të vështira – e njëjta porosi ishte edhe për Kurtin.

Theksohet se mungesa e hapave konstruktivë e sollën situatën në Kosovë në tension.

Për këtë Bashkimi Evropian po e sheh zgjidhje dialogun. Përmes dialogut më 27 gusht është arritur një marrëveshje për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.

Por marrëveshja për targat s’është realizuar ende. BE-ja ka optimziëm që do të arrihet.

E nesër kryeministrja serbe, Ana Brnabiq e viziton Kosovën, ndërkohë zëvëndësministri, Besnik Bislimi do ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Rrjedha e zhvillimeve është në një kohë kur Evropa po përballet me luftë. E lufta ka reflektuar probleme të segmenteve të ndryshme të jetës.

Nga BE-ja po kërkohet qartazi që paqja nuk duhet të cenohet, por fokusimi në problemet e shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Letra origjinale:

/GazetaSinjali/