Komuna e cila ka më së paku veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është Mamusha, me vetëm një të tillë.
Kurse, qyteti me më së shumti veteranë është Deçani. Atje janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës.
Kujtojmë se sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit 2019, mbetën vetëm 38 mijë e 101 në dhjetor.
Në muajin shtator, shteti i Kosovës i ka paguar veteranët 6 milionë e 298 mijë e 716 euro.
Para 7 muajsh, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me pezullimin e përkohshëm të pensioneve për 19 mijë e 500 veteranëve të luftës.
Gjykata ka refuzuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, deri në përfundimin e procedurës penale./GazetaSinjali/