image Kjo është komuna më e varfër në Kosovë

Sociale

Kjo është komuna më e varfër në Kosovë

news image

Së fundi Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale, ku shihet se Mitrovica është përfituese më e madhe nga skema e ndihmave sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i familjeve që kanë kërkuar ndihmë sociale në tre mujorin e fundit ka shënuar rritje.

24 mijë e 496 familje tani janë pjesë e ndihmës sociale. Gjatë muajve prill, maj, qershor numri i familjeve që kërkuan ndihmë sociale ishte 24 mijë e 339.

Ndërsa Komuna e Mitrovicës ka më së shumti familje që përfitojnë nga skema e ndihmave sociale.

Në statistikat e publikuara shihet se në këtë komunë përfitojnë 2263 familje.

/Gazeta Sinjali/