image Kjo është këmbësorja që u godit për vdekje nga automjeti mbrëmë në Mitrovicë

Siguri

Kjo është këmbësorja që u godit për vdekje nga automjeti mbrëmë në Mitrovicë

news image

Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e plagëve që pësoi nga goditja e automjetit, pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, në fshatin Zhabar të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 71-vjeçarja e cila nuk u mbijetoi dot plagëve është Xhezide Azemi – Beshiri.

Familjarët e saj kanë njoftuar se të ndjerës do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

“Xhezide Azemi – Beshiri ndërroi jetë me datën 04.12.2021, në moshën 71 vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 05.12.2021, në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm. Namazi i xhenazës falet te varrezat e reja të Vinarcit të Epërm, në orën 13:54 ( me ikindi)”, thuhet në njoftimin e familjes.

Shoferi i cili dyshohet se shkaktoi këtë aksident është arrestuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali.