Agjencia e Statistikave të Kosovës pak më herët publikoi të dhënat e fundit të kërkesave për punë nga qytetarët e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesin e 84 mijë e 661 qytetarëve grupmosha që po kërkon më së shumti punë është ajo e 25-39 vjeçare.
Po ashtu, sot nga Agjencia e Statistikave janë publikuar edhe shifrat e numrit të të punësuarve të regjistruar në Administratën Tatimore të Kosovës. Të punësuar me pagë primare janë 355 mijë e 560 persona, ndërsa të punësuar me pagë sekondare 16 mijë e 445 persona.