Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Llapnasellë – Graçanicë, ku si pasojë një grua ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Vidosava Petroviq, e cila ishte pasagjere në njërën prej veturave që u përfshinë në aksident.
I lënduar rëndë ka mbetur edhe shoferi i veturës ku ndodhej e ndjera, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Sinjali pak më parë raportoi edhe për një tjetër aksident tragjik që ka ndodhur në Podujevë, ku kanë humbur jetën dy persona dhe ka mbetur i lënduar rëndë një tjetër.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.