image Kjo është gjendja sot në pikën kufitare me Malin e Zi

Kosovë

Kontrollimi/ Kjo është gjendja sot në pikën kufitare me Malin e Zi

news image

Sipas deklaratave të policëve kufitar dhe mjekëve në detyrë, situata në pikën kufitare me Malin e Zi në Kullë është e qetë dhe nuk asnjë person me simptoma të virusit Covid-19.

Në komunikatën e komunës së Pejës thuhet që gjithçka është nën kontrollë.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot ka vizituar pikën kufitare me Malin e Zi në Kullë.

“Padyshim se në këto momente mjekët janë armata mbrojtëse e cila po kujdeset që qytetarët të mbrohen nga infektimi me COVID-19!”, tha Muhaxheri i cili sot nga afër vizitoi lëvizjet e qytetarëve në këtë pikë kufitare./ Gazeta Sinjali/