image Kjo është gjendja shëndetësore e pacientëve me COVID nëpër spitale

Shëndetësi

Kjo është gjendja shëndetësore e pacientëve me COVID nëpër spitale

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar për gjendjen e pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe spitalet tjera rajonale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit ShSKUK-së, nëntë pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient.

Bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 46 pacientë, 12 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-Covid. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, ka njoftuar ShSKUK.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 7 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient

/GazetaSinjali/