Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi, është në gjendje stabile shëndetësore.
Këtë e konfirmoi një mike e saj, e cila tregoi se operacioni ka kaluar me sukses dhe se tashmë ka dalë nga kujdesi intensiv.
“Është mirë, në gjumë, nën efektin e terapisë pas ndërhyrjes. Po kujdesem për të gjatë gjithë kohës, së bashku me familjarët e saj”, deklaroi për KlanKosovën mikja e saj që po i qëndron afër.
Matoshi para pak ditësh, njoftoi se i ishte rikthyer tumori në tru pas nëntë vjetësh dhe gjatë ditës së djeshme iu nënshtrua një operimi./GazetaSinjali/