Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh mbi gjendjen e pacientëve dhe spitaleve rajonale në Kosovë.
Sipas këtij raporti, 320 pacientë po marrin trajtim mjekësor për COVID-19 në QKUK dhe spitalet tjera rajonale.
Prej tyre 240 janë me oksigjenoterapi dhe 38 janë në gjendje të rëndë.
Në Klinikën Infektive janë 70 pacientë e në Mjekësi Sportive janë 34 pacientë të infektuar me koronavirus.
Ndërsa klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë asnjë pacient me COVID-19.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 70 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 17 pacientë
Spitali i Prizrenit, 18 pacientë
Spitali i Gjakovës, 26 pacientë
Spitali i Pejës, 67 pacientë
Spitali i Gjilanit, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë
Spitali i Ferizajt, 23 pacientë