Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara më 23 korrik 2026, në orën 23:12, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes kësaj pike po presin rreth 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 1 mijë e 500 metra. Në dalje, pritjet janë rreth 30 minuta, me kolonë prej afro 200 metrash.
Në Vërmicë, pritjet në hyrje janë nga pesë deri në 10 minuta, ndërsa në dalje nga tre deri në pesë minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Merdarën, Hanin e Elezit, Jarinjën, Muçibabën dhe Bërnjakun, pritjet për automjetet janë kryesisht nga dy deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona.
Edhe për kamionët, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga tre deri në pesë minuta, pa kolona të regjistruara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!