Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se gjendja e të lënduarve është stabile pas shpërthimit të bombolës së gazit në qendrën e lojërave për fëmijë “BlissVille”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 9 prej të lënduarve po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe nuk janë në rrezik për jetë.
“Dr. Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, në orët e mbrëmjes ka vizituar të lënduarit nga gazi që po trajtohen në QKUK, ku nga afër është njoftuar për gjendjen e tyre shëndetësore. Gjatë vizitës, stafi mjekësor e njoftoi se të lënduarit kanë pësuar lëndime në pjesë të ndryshme, ku 9 prej tyre po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike. Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.