Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet rajonale janë të hospitalizuar 172 pacientë për shkak të COVID-19.
9 pacientë janë në Mjekimin Intensiv ndërsa 127 janë me oksigjeno-terapi.
“Bazuar në raportet e datës 13 shkurt 2022 të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 172 pacientë po trajtohen nga COVID-19. Me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet nga ShSKUK.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 63 pacientë;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 9 pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë;
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 16 pacientë;
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.