Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga COVID-19 në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale janë duke u trajtuar 124 pacientë. 120 nga ta të konfirmuar me koronavirus.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 53 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit,12 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient