image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Kosovë

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

news image

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit për pacientët me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të tyre, 49 pacientë janë duke u trajtuar në këtë spital për COVID-19.

Po ashtu, përmes këtij raporti bëhet e ditur se, 34 persona janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, 3 kanë dalë negativë, 11 po presin rezultatet, 1 pritet të testohet, 32 pacientë në oksigjenoterapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.

Gjithashtu, nga Spitali i Gjakovës është adresuar edhe një thirrje ndaj qytetarëve, duke thënë se spitalet po mbushen, prandaj “të mos ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”.

Raporti i plotë:

Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 07 Nëntor 2020 ora 8 është:

·49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,

· 34 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,

· 3 pacientë janë të konfirmuar negativ,

· 11 pacientë presin rezultatet,

· 1 pacientë pritet të testohet,

· 32 pacientë me oksigjeno terapi,

· 5 pacientë në CPAP maske.

Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!

•Une vendos maskë të të mbroj ty!

•Ti vendos maskë të më mbrosh mua!

•Bashkë i mbrojmë të tjerët!/Gazeta Sinjali/