image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, aktualisht në trajtim mjekësor janë 149 pacientë, ku prej tyre 141 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 101 pacientë, ndërsa në Mjekim Intensiv janë 13 pacientë.

“Sipas raporteve të datës 15 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 149 pacientë. Prej tyre 141 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 7 të negativizuar dhe 1 i pakonfirmuar”, thuhet në njoftim.


Momentalisht në Kosovë shënojnë rreth 11 mijë raste aktive me COVID-19.

/GazetaSinjali/