Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre 4 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive vetëm një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 1 pacient;
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar;
Spitali i Prizrenit, 1 pacient;
Spitali i Pejës, 2 pacientë./GazetaSinjali/