image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitalet tjera

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitalet tjera

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK-së janë 36 pacientë që po trajtohen.

Sipas SHSKUK-së, 8 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 28 të tjerë postCOVID.

Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 1 pacientë

/GazetaSinjali/