image Kjo është gjendja e 3-vjeçarit që u lëndua rëndë në Prishtinë

Shëndetësi

Kjo është gjendja e 3-vjeçarit që u lëndua rëndë në Prishtinë

news image

Gjendja shëndetësore e 3-vjeçarit që mori lëndime të rënda trupore më 24 shkurt nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë është përmirësuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka.

Uka tha se 3-vjeçari është liruar nga aparatet e frymëmarrjes si dhe nga barnat të cilat e kanë mbajtur në gjumë.

“Gjendja e përgjithshme ka shkruar drejt përmirësimit, pasi që është pavarësuar nga aparatet e frymëmarrjes dhe nga barnat me të cilat ka qenë në gjumë”, tha Uka.

Fëmija është dërguar në Klinikën e Pediatrisë për trajtim të mëtutjeshëm, tha tutje Uka.

“Fëmija është dërguar në Klinikën e  Pediatrisë për ta vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm aty”, tha ndër të tjera Uka.

/GazetaSinjali/