Gazeta Sinjali raportoi se si një nënë nga Podujeva të mërkurën kishte sulmuar fizikisht djalin e saj 1-vjeçar, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Fëmija është dërguar në QKUK për trajtim, por edhe aty nëna e tij ka vazhduar dhunën fizike, për çka është arrestuar nga policia.
Gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile ka thënë për Sinjalin, mjeku kujdestar në Klinikën e Neurokirurgjisë, Feti Ahmeti.
“Gjendja e fëmijës është stabile, nuk ka diçka rrezik”, tha ai për Sinjalin.
Ndërsa dje drejtori i kësaj klinike ka thënë se 1-vjeçari ka pasur thyerje të kafkës dhe gjakderdhje nën cipën e trurit.
“Është bërë dy herë incizimi i kokës dhe tomografia dhe është parë që ka thyerje të kafkës në anën e djathtë dhe ka edhe gjakderdhje nën cipën e trurit”, ka thënë Arsim Morina për t7.