image Kjo është fjala në gjuhën gjermane që Kurti nuk diti ta thotë

Qesharake

Kjo është fjala në gjuhën gjermane që Kurti nuk diti ta thotë

news image

“Vergangenheitsbewältigung” ishte fjala që kryeministri i Kosovës, hasi në vështirësi në Kuvend gjatë shqiptimit të saj derisa ishte duke folur për planin evropian.

Kurti tha se meqenëse nuk di gjermanisht, duhet ta lëshojë përmes audios fjalën të cilën nuk di ta shqiptoj.

Ndërkohë, për temin “Vergangenheitsbewältigung”, Kurti tha se nuk nënkupton harresën, por ballafaqimin me të kaluarën.

/GazetaSinjali/