image Kjo është faqja e re ku mund ta bëni tërheqjen e 10 % të Trustit

Kosovë

Kjo është faqja e re ku mund ta bëni tërheqjen e 10 % të Trustit

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se aplikimi për tërheqjen e 10 për qind të Trustit do të vazhdojë në këtë faqe, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimi është bërë nga vetë faqja zyrtare e Trustit në Facebook.

Ndryshe, procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.

Web-faqja e Trustit ka qenë cak i sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi Pensional.

Bëhet fjalë për sulm kibernetik dhe jo mbingarkesa nga qytetarët. Besoj se për disa minuta faqja do rregullohet”, ka thënë kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina.

Nuk e dimë se nga kush është sulmuar, por e dimë që ka sulme kibernetike”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/