Me më shumë se 20 mijë vdekje nga Covid-19, Brazili bëhet vendi i 6 në botë më numrin më të lartë të viktimave nga pandemia. Një shifër rekord prej 1,200 jetësh të humbura u shënua në 24 orët e fundit.
Situata pritet të përkeqësohet, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se piku i krizës shëndetësore është ende disa javë larg.
Gjithashtu mungesa e testeve sugjeron se të dhënat zyrtare nuk e tregojnë panoramën e vërtetë. Edhe Meksika raportoi numrin më të lartë të rasteve me koronavirus që prej shpërthimit të pandemisë.
Me 3 mijë infektimet e reja në 24 orët e fundit, të prekurit shkojnë në gati 60 mijë. Përhapja e shpejtë e virusit edhe në shtetet të tjera të Amerikës Latine, si Kili dhe Peruja po shton frikën se rajoni tashmë është kthyer në epiqendrën e re të pandemisë. /Gazeta Sinjali/