image Kjo është data kur do të mbahet testi i maturës

Arsim

Kjo është data kur do të mbahet testi i maturës

news image

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë ka njoftuar se testi i maturës do të mbahet më datë 18 qershor.

Nëpërmjet një komunikate për media, kjo ministri ka bërë të ditur se testi do të ketë gjithsej 100 pyetje dhe do të mbahet brenda një dite.

Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta. Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati)”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/