image Kjo është data deri kur punëtorët e sektorit privat kanë afat të aplikojnë për përfitim nga pakoja emergjente

Kosovë

Financa/ Kjo është data deri kur punëtorët e sektorit privat kanë afat të aplikojnë për përfitim nga pakoja emergjente

news image

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, ka konfirmuar se deri më 15 maj duhet të bëhen aplikimet për të përfituar nga pako emergjente.

Këtë deklaratë ai e bëri pas një takimi me ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin.

Ai ka konfirmuar se me Bisilimin janë pajtuar që në pako të përfshihen edhe punëtorët teknik dhe ata që merre me higjienën nëpër spitale.

Azemi në fund tha se janë dakorduar që afati për aplikim për mbështetje nga kjo pako për përfituesit të shtyhet deri më 15 maj.

Për sa i përket pjesës së pagesës, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, theksoi se çdo institucion që është i regjistruar si biznes mund të përfitojë te ndihma për pjesën e pagave.

“Shumica e medieve janë të regjistruara si biznese private dhe kësisoj janë të përfshira në Pako për ndihmë. Pjesa e pagave nuk është përjashtuese dhe kushdo që është i dëmtuar do të përfitojë”, ka thënë Rukiqi./Gazeta Sinjali/