image Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Politikë

Kjo është agjenda e sotme e samitit BE-Ballkani Perëndimor

news image

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Slloveni, në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nikoqir i takimit do të jetë kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa derisa samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili do të përfaqësojë BE-në së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pjesëmarrës të këtij samiti do të jenë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë ftuar të bashkohen në seancën plenare.

6 tetor 2021: Samiti BE-Ballkani Perëndimor

08:50 – Arritjet në Qendrën e Kongresit të Brdo dhe mirëseardhja zyrtare nga kryeministri Janez Jansa

09: 30 – Sesion plenar

10:45 – Fotografi e përbashkët

11:15 – Sesioni i drejtuesve

13.30 – Konferencë për shtyp nga Charles Michel dhe Ursula von der Leyen

Në fund të takimit, udhëheqësit e BE-së pritet të miratojnë një deklaratë, me të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar të përafrohen./GazetaSinjali/