image Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë

Politikë

Kjo është agjenda e mbledhjes së përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë

news image

Një ditë para mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendi i Kosovës ka publikuar agjendën e mbledhjes.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas agjendës do të flasin kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pastaj do të flasin kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në njoftim thuhet se fjalim do të mbajnë edhe ministrja e Shtetit për Mardhënie me Parlamentin e Shqipërisë Elisa Spiropali dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.

Po ashtu fjalime do të mbajnë edhe shefat e grupeve parlamentare të dy kuvendeve.

/GazetaSinjali/