image Kjo është 36-vjeçarja që vdiq në vetaksidentin fatal në Ferizaj, po udhëtonte me nipat e saj

Siguri

Kjo është 36-vjeçarja që vdiq në vetaksidentin fatal në Ferizaj, po udhëtonte me nipat e saj

news image

Një grua e moshës rreth 36 vjeç humbi jetën dhe dy të rinj, 18 dhe 20 vjeç u lënduan në një vetaksident trafiku që ndodhi sot, rreth orës 12:53, në dalje të fshatit Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Kumrie Gurgurovci, e cila po udhëtonte me nipat e saj, Arianit Gurgurovci ( 18 vjeç) dhe Lirim Gurgurovci (20 vjeç).

Vdekja e 36-vjeçares është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt. Ndërkaq, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në këtë spital.

Sinjali merr vesh se viktima ishte e ulur prapa në veturë, ndërkaq, veturën po e drejtonte 18-vjeçari.

Sipas policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë.

18-vjeçari që po voziste ka humbur kontrollin mbi automjet, duke kaluar në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes, ku e ka goditur një shtyllë elektrike të betonit./GazetaSinjali/