Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për 18 vjeçaren Erza Alilin nga Kumanova dhe për familjen e saj.
Derisa familja Alili po udhëtonin drejtë Shqipërisë për pushime, në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodhi aksidenti fatal.
Erza humbi jetën, ndërsa katër anëtarët e familjes së saj që ishin në veturë u lënduan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në autostradë, në drejtimin Duhel-Suharekë.
Në adresë të familjes Alili e cila është e njohur në Kumanovë, tashmë qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllime ndërsa të lënduarve i kanë uruar shërim të shpejtë./Sinjali/