image Kjo është 100-vjeçarja që punon si roje e parkut nacional në SHBA

Kuriozitete

Kjo është 100-vjeçarja që punon si roje e parkut nacional në SHBA

news image

Betty Reid Soskin është 100-vjeçarja që punon në Shërbimin e Parqeve Nacionale, duke u bërë kështu roja më e moshuar e këtij parku.

Soskin thotë se mban mend ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Amerikës.

Të gjitha rrëfimet ajo i tregon në ligjëratat që i mban në parkun historik në Richmond.

“Mendoj që rrëfimi i kujtdo është shumë i rëndësishëm. Ekzistojnë shumë dallime. Në fakt në këtë përzierje fshihet sekreti i madh i demokracisë”, tha Soskin për Washington Post në shtator kur po festonte 100-vjetorin e lindjes.

/GazetaSinjali/