image Kjo do të jetë zëvendëspresidentja e parë grua e SHBA-së

Kosovë

Kjo do të jetë zëvendëspresidentja e parë grua e SHBA-së

news image

Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas triumfit të Bidenit, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente.

Ajo po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.

Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. Megjithatë ajo bëhet e para që pati sukses./Gazeta Sinjali/