Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas triumfit të Bidenit, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente.
Ajo po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post.
Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. Megjithatë ajo bëhet e para që pati sukses./Gazeta Sinjali/