Koleksionet e veshjeve për sezonin Pranverë 2024 ishin të mbushura plot me tendenca, nga çantat e vogla deri te ato të mëdhatë që duken si të mbushura plot me gjera brenda, por asnjë detaj nuk është më ndikues në pjesën e tendencave sa ngjyra oxblood (e njohur si vishnje e mbyllur, merlot ose bordo).
RIHANNA
HAILEY BIEBER
Protagoniste te disa prej shtëpive më të mëdha të modës, kjo ngjyrë elegante është ajo që po shihet kudo dhe etiketohet si nuanca e vitit 2024.
LUPITA NYONG’O
DUA LIPA
KENDALL JENNER
Në pjesën e tendencave, ndikim të madh kanë edhe personazhet e njohur që janë fotografuae me ngjyrën e preferuar, nga tapetet e kuq te ecjet e lirshme në metropolet e New York-ut apo Londrës.
Ndoshta, koleksionet e pranverës nuk kanë mbërritur ende nëpër dyqane, ama shumë yje si Rihanna, Dua Lipa apo Hailey Bieber janë kujdesur që ta prezantojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme!