Autorja e librit ‘Harry Potter’ është shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe pse ajo nuk i kshte bërë testet për të vërtetuar prezencën e virusit, por thotë se ka pasur të gjitha simptomat e shkaktuara prej tij.
Joanne Rowling shpërndau një video për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ndërsa ka shpjegur se ka ndjekur një teknikë frymëmarrjeje të rekomanduar nga një mjek, gjë që ka rezultuar pozitive në shërimin e 54 -vjeçares.
Në videon e shpërndarë, mjeku tregon sesi të marrim frymë thellë, ta mbajmë atë dhe më pas të kollitemi.
“Jam plotësisht e shëruar dhe teknika më ka ndihmuar shumë, do ju rekomandoja të qëndronit në shtëpi. Për dy javë unë kam pasur të gjitha simptomat dhe tanimë jam shëruar”, shprehet Rowling. /Gazeta Sinjali/