Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:10 të ditës së sotme në lumin Drini i Zi.
A.L., 15-vjeçar, ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drin, në fshatin Potgorcë të Maqellarës.
15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.
Adoleshenti është futur për tu larë në lumë dhe nuk ka mundur të dalë.
Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë, shkruan abcnews.
Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në ekskursion, pas mbarimit të klasës së 9-të.