image “Kishim 7 orë që pinim, u errësova dhe e qëllova” – rrëfimi për vrasjen e djeshme në Shqipëri

Krim/ “Kishim 7 orë që pinim, u errësova dhe e qëllova” – rrëfimi për vrasjen e djeshme në Shqipëri

news image

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Kavajë mbrëmjen e djeshme.

Xhevdet Lecini 60-vjeç, është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal, ndërsa shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.

“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”, mësohet se ka thënë Lecini.

Autori e kishte banesën në katin e tretë, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish në katin e parë të pallatit./Gazeta Sinjali/