image Kirurgët në QKUK rrahen mes vete brenda sallës së operacionit

Kosovë

Përleshja/ Kirurgët në QKUK rrahen mes vete brenda sallës së operacionit

news image

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, ku dyshohet që dy doktorë, Dr. Adem Grbolar dhe Dr. Endrit Shala, janë përleshur mes vete brenda sallës së operacionit.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se doktorët janë në fazën fillestare të intervistimeve.

‘’Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje, në QKUK në mes të dy personave. Rasti është në fazën fillestare të intervistimeve dhe me të po merren njësitet policore kompetente të stacionit jugu në Prishtinë’’, ka thënë Ahmeti për Gazeta Sinjalin./ Gazeta Sinjali