image Kinolli: Lista Serbe ka detyruar serbët që të votojnë për iniciativën “Romania”

Kinolli: Lista Serbe ka detyruar serbët që të votojnë për iniciativën “Romania”

news image

Albert Kinolli nga Partia e Bashkuar Rome thotë se ishte Lista Serbe ajo që orkestroi votat për iniciativa “Romania’’, shkruan Gazeta Sinjali.

Kinolli thotë se Lista Serbe detyroi serbët që të votojnë këtë iniciativë “fantome”, në mënyrë që të kishte grupin e madh parlamentar për të bllokuar çdo iniciativë në kuvend.

“Ne gjithmonë kemi garuar dhe kemi marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Pas 21 vjetësh del kjo iniciativë qytetare fantome me seli në Graçanicë ka marrë 4 mijë vota”, tha ai në T7.

“Lista Serbe i ka detyruar serbët për të votuar sepse duan të kenë grupin më të madh parlamentar me minoritete joserbe për të bllokuar çdo iniciativë”, shtoi ai.

Ndërkohë, sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e partive minoritare, kundër Romani Iniciativa, referuar rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke anuluar 4 mijë e 976 vota në komunat me shumicë serbe./Gazeta Sinjali/