image Kinezët krijojnë “bleta robotike” të kontrolluara nga truri

Botë

Kinezët krijojnë “bleta robotike” të kontrolluara nga truri

news image

Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një teknologji të re që mundëson kontrollimin e bletëve përmes pajisjeve të vogla të lidhura direkt me trurin e tyre.

Pajisja, e cila peshon më pak se një majë kripe, është lidhur në pjesën e pasme të bletës dhe me anë të impulseve elektrike në lobin optik të trurit drejton lëvizjet e insektit.

Në testimet e kryera, “bletat robotike” i zbatuan urdhrat në 90% të rasteve duke kthyer majtas apo djathtas sipas komandës. Këto insekte hibride mund të pajisen me kamera, sensorë dhe përgjues, duke u shndërruar në mjete ideale për misione shpëtimi ose operacione të fshehta ushtarake.

Teknologjia, udhëhequr nga profesori Zhao Jieliang në Institutin e Teknologjisë në Pekin, ka tërhequr vëmendjen edhe të vendeve të tjera si SHBA dhe Japonia, të cilat po zhvillojnë projekte të ngjashme.

Studimi është publikuar në revistën prestigjioze Chinese Journal of Mechanical Engineering.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/