image Kin+Carta synon blerjen e gjigantit kosovar softuerik FRAKTON

Teknologji

Kin+Carta synon blerjen e gjigantit kosovar softuerik FRAKTON

news image

Kompania gjigante globale e transformimit digjital Kin + Carta, ka njoftuar për synimet e saja për të blerë kompaninë kosovare të zhvillimit softuerik Frakton, si pjesë e procesit të blerjes edhe të kompanisë Bullgare të zhvillimit softuerik Melon. 

Këto blerje do të forcojnë edhe më shumë aftësitë e transformimit digjital të Kin + Carta dhe janë më të fundit në strategjinë e rritjes globale të kësaj kompanie, që është e listuar publikisht dhe e certifikuar si “B Corp”. 

Melon Group (përbërë nga Frakton dhe Melon) është një kompani e zhvillimit softuerik me rritje të shpejtë dhe me një ekip prej 300+ specialistësh që kanë fokus zhvillimin e web faqeve, web aplikacioneve, aplikacioneve mobile dhe inxhinieri të të dhënave, duke operuar në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Specializimet e tyre përfshijnë sektorët si MedTech, Fintech, Banka, Burime Njerëzore, etj. Ky zgjerim në nivel Evropian është pjesë e planeve të Kin + Carta për t’u zgjeruar në Evropën Juglindore dhe plotëson ‘Kin + Carta Greece’ për të ndërtuar një qendër të re Evropiane që nxit zgjerimin në Evropën Qëndrore dhe Veriore. 

Para se të ecë më tutje blerja, ajo duhet t’iu nënshtrohet lejeve përkatëse nga autoritetet e konkurrencës në Maqedoninë e Veriut dhe atë të Kosovës.

J Schwan, CEO i Kin + Carta, ka thënë se: “Blerjet e Melon dhe Frakton shënojnë një lëvizje të rëndësishme në ambicien tonë për t’u rritur globalisht dhe për të përshpejtuar rritjen tonë. Identifikimi, blerja dhe integrimi i bizneseve të reja të shkëlqyera në Kin + Carta zgjeron shtrirjen tonë dhe krijon mundësi për të mësuar nga ekspertët në zanatin e tyre. Këto mund të jenë aftësi të reja ose më të thella ose territore të reja strategjike për të krijuar një prani të Kin + Carta. Zgjerimi i aftësive tona të prodhimit në afërsi na mundëson t’u shërbejmë më shumë klientëve, duke krijuar vende të reja pune si në onshore ashtu edhe offshore.”

“Në mënyrë domethënëse, kultura e Melon-it dhe Frakton-it përputhet me misionin tonë, pasi ne jemi kampion në të bërit biznes me përgjegjësi, duke qenë një nga bizneset e para të linjës së trefishtë dhe me listim në bursë, dhe që matim ndikimin tonë tek njerëzit, planetin dhe fitimin në mënyrë të barabartë”. 

Krum Hadzhigeorgiev, CEO i Melon, shtoi: “Bashkimi me familjen Kin + Carta na mundëson të përfitojmë sa më shumë nga rritja e konsiderueshme e kërkesës për transformim digjital si rezultat i pandemisë. Është një kohë emocionuese për sektorin tonë, një kohë rritjeje. Jemi të lumtur që jemi pjesë e një biznesi global, i cili është po aq i përkushtuar sa ne për të ndërtuar një botë që funksionon më mirë – për të gjithë.”

Çelik Nimani, CEO i Frakton shtoi: “Ka qenë një vit shumë dinamik për ne në 2021 kur bashkuam forcat me Melon, dhe fillimi i vitit 2022 duke qenë pjesë e familjes Kin+Carta përfaqëson një nivel krejtësisht të ri për ne dhe gjithë skenën e teknologjisë së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, i cili rastësisht festoi 14-vjetorin e Pavarësisë vetëm disa ditë më parë”!

Rreth Kin + Carta

Kin + Carta është një kompani globale e transformimit digjital e angazhuar për të punuar së bashku me klientët për të ndërtuar një botë që funksionon më mirë për të gjithë.

1,700 strategët, inxhinierët dhe krijuesit e saj në mbarë botën sjellin fuqinë lidhëse të teknologjisë, të të dhënave dhe përvojës për kompanitë më me ndikim në botë, duke i ndihmuar ato të përshpejtojnë udhërrëfyesin e tyre digjital, të inovojnë me shpejtësi, të modernizojnë sistemet e tyre, të mundësojnë ekipet e tyre dhe të optimizojnë për rritje të vazhdueshme.

Si Korporatë e Certifikuar B, fokusi i Kin + Carta është tek njerëzit, planeti dhe fitimi, të cilat janë në thelb të gjithçkaje që bënë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.kinandcarta.com./Sinjali.com