image Kina regjistron 30 raste të reja me Covid-19

Botë

Kina regjistron 30 raste të reja me Covid-19

news image

Kina regjistroi 30 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, 23 prej të cilave ishin të importuara.

Rastet e importuara përfshinin udhëtarët nga jashtë, nga që kishin ardhur në vend 11 deri në 1 ditë më parë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha në një deklaratë se numri i pacientëve të rinj asimptomatikë, të cilët janë të infektuar nga virusi, gjithashtu u rrit në 42 nga 37 një ditë më parë.

Gjithsej 82,788 raste të COVID-19 janë raportuar deri më sot në territorin e Kinës, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar në 4,632. /Gazeta Sinjali/