image Kina paralajmëron se mund të rrezikohet nga një valë e dytë infeksionesh

Botë

Kina paralajmëron se mund të rrezikohet nga një valë e dytë infeksionesh

news image

Presidenti kinez Xi Jinping, ka paralajmëruar se vendi mund të rrezikohet nga një valë e dytë infeksionesh – derisa pandemia globale Covid-19 vazhdon të përhapet.

Në një takim të trupit të lartë vendimmarrës të Partisë Komuniste Kineze, ai ka thënë se në mes të presioneve në ekonominë globale, vazhdojnë të rriten “faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt”.

“Vështirësi dhe sfida të reja janë shfaqur për rinisjen e punës në Kinë dhe zhvillimin ekonomik apo shoqëror”.

Jinping po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kineze që t’i vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë dhe ta parandalojnë ringjalljen e shpërthimit brenda vendit.