image Kina njofton se për të tretën ditë ka një frenim të virusit

Botë

Kina njofton se për të tretën ditë ka një frenim të virusit

news image

Kina ka njoftuar për një rënie të rasteve të reja të koronavirusit për të tretën ditë radhazi.

Të dielën, autoritetet raportuan 2009 raste të reja dhe 142 viktima të tjera në të gjithë vendin. Rastet e reja arritën kulmin më herët këtë javë, pas një ndryshimi në mënyrën se si ato numëroheshin, por që atëherë nisi rënia. Në total, më shumë se 68 mijë persona janë infektuar në Kinë, ndërsa numri i viktimave në vend është 1665.

Jashtë Kinës ka patur më shumë se 500 raste në afro 30 shtete. Katër persona kanë humbur jetën, në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni. Një rast i parë me koronavirus është raportuar tashmë edhe në kontinentin afrikan, në Egjipt. Ndërsa viktima e parë e koronavirusit është konfirmuar në Evropë.

Bëhet fjalë për një shtetase kineze, 80-vjeçare që u nda nga jeta në një spital në Paris.  Ndërkohë në anijen krocerë, Diamond Princess, e ankoruar në Japoni, numri i personave që kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin është rritur në 355. SHBA dhe Kanadaja po dërgojnë avionë për të evakuuar qytetarët e tyre. /Gazeta Sinjali/