image Kina nis hakmarrjen ndaj Trumpit, vendos tarifë 34 për qind për importet amerikane

Botë

Kina nis hakmarrjen ndaj Trumpit, vendos tarifë 34 për qind për importet amerikane

news image

Kina njoftoi se do të vendosë tarifa të reciprocitetit prej 34% për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10 prilli.

E gjithë kjo vjen pas vendosjes nga ana e presidentit amerikan Donald Trump të një tarife shtesë prej 34% për mallrat kineze, një masë që ka rrezik të tensionojë më tej marrëdhëniet tregtare dhe të thellojë luftën tregtare mes dy ekonomive kryesore të botës.

“Kjo praktikë e SHBA-së nuk është në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, minon seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe është një praktikë tipike bullizmi e njëanshme”, tha Komisioni i Tarifave të Këshillit Shtetëror të Kinës në një deklaratë duke njoftuar tarifat e saj hakmarrëse.

/GazetaSinjali/