image Kina ndërton në kohë rekorde spitalin e dytë për trajtimin e 'koronavirusit'

Botë

Botë/ Kina ndërton në kohë rekorde spitalin e dytë për trajtimin e ‘koronavirusit’

news image

Sonte pritet të inaugurohet një tjetër spital për trajtimin e koronavirusit në provincën e Wuhan në Kinë.

Sipas mediave kineze, kompleksi spitalor përmban rreth 1 mijë e 600 shtretër dhe në dispozicion të të infektuarve do të vendosen rreth 2 mijë mjekë.

I gjithë projekti i ndërtimit përfundoi brenda 10 ditëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Spitali i parë për trajtimin e koronavirusit në Kinë u hap javën e kaluar në një qytet afër Wuhan-it, pasi punëtorëve dhe vullnetarëve ju deshën vetëm dy ditë për të shndërruar një ndërtesë boshe në një njësi emergjente me 1 mijë shtretër.

“Projekti u përfundua brenda 48 orëve falë përpjekjes së përbashkët të stafit nga ndërmarrjet e ndërtimit, shërbimet komunale dhe policia paramilitare”, thanë autoritetet e këtij qyteti.

Më shumë se 28 mijë njerëz në të gjithë botën tani konfirmohet se janë infektuar me koronavirus dhe 563 persona kanë vdekur në Kinë si pasojë e këtij virusi./GazetaSinjali/