image Kina izolohet nga virusi, asnjë i gjallë në rrugët e qytetit me 11 milionë banorë

Botë

Botë/ Kina izolohet nga virusi, asnjë i gjallë në rrugët e qytetit me 11 milionë banorë

news image

Kina ka izoluar një zonë me 56 milionë banorë, si masë mbrojtëse për mospërhapjen e virusit ‘korona’, ndërsa në regjim më të ashpër është qyteti i Wuhanit me 11 milionë banorë, zona ku u shfaq për herë të parë ky virus.

Një banore e këtij qyteti, shtetase amerikane, e cila po qëndron e izoluar në këtë qytet, ka publikuar pamjet nga rrugët dhe sheshet e zbrazëta të Wuhanit.

Të gjithë janë mbyllur nëpër banesa dhe nuk kontaktojnë me askënd, si masë mbrojtëse nga virusi.

Ndërkohë që për disa ditë në dyqane pati dyndje të njerëzve që merrnin ushqime rezerva për të qëndruar gjatë në izolim.

Fotot e realizuara prej saj, janë publikuar nga mediat britanike./Gazeta Sinjali/