image Kina i "kundërpërgjigjet" SHBA-së, e gatshme për misionin e parë në Mars

Botë

Kina i “kundërpërgjigjet” SHBA-së, e gatshme për misionin e parë në Mars

news image

Kina po përgatitet për misionin e saj të parë në Mars dhe ka përgatitur raketën e transportuesit ”Long Mars-5” në qendrën e lëshimit.

”Misioni i parë kinez i eksplorimit në Mars, ‘Tianwen-1’, ka për qëllim “të kompletojë orbitën, zbarkimin dhe udhëtimin në një mision, si dhe mbledhjen e të dhënave gjatë eksplorimit shkencor në Mars”, theksoi Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës.

Raketa e katërt ”Long Mars-5” u transportua në Qendrën e Lëshimit Hapësinor, Wenchang në provincën Hainan, në jug të Kinës.

Raketa transportuese ”Long March-5” është mjeti më i madh kinez i lëshimit dhe është hera e parë që raketa do të vihet në “përdorim praktik”.

Më parë, raketa ishte testuar tri herë. Misioni në Mars pritet të nisë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.

Ndërkaq, më 5 maj, ka qenë misioni i fundit i NASA-s për në Mars, që ishte i suksesshëm./ Gazeta Sinjali/